Thumbon Xavin

Futboll

Thumbon Xavin

Më: 1 tetor 2022 Në ora: 18:48
Thumbon Xavin

Xavi Hernandez është ankuar për ftesat e shumta në kombëtaren që Barcelona ka marrë gjatë javëve të kaluara.

Ai ka pranuar se nuk flet vetëm me Luis Enrike, por me të gjithë trajnerët që kanë lojtarë të Barçës në radhët e tyre.

“Iu kemi dërguar një plan dhe jemi në kontakt me ta”, tha trajneri. Për këtë çështje është pyetur edhe trajneri i Real Madridit, Karlo Ançeloti. Ai është shprehur se nuk ka vepruar njësoj.

“Unë nuk i telefonoj trajnerët, ata më thërrasin mua. Gjatë periudhës së përzgjedhjes nuk do t’i thërras trajnerët. Unë flas me ta paraprakisht për të raportuar gjendjen, por gjatë grumbullimit nuk flas”, tha Carlo Ancelotti.

Trajneri i Real Madrid është pyetur edhe për “El Clasico” të 16 tetorit në Bernabeu. “Ne e kemi ‘El Clasicon’ shumë larg. Ne përgatitemi mirë për ndeshjen e nesërme, lojtarët janë mirë.

Ne mendojmë për këtë. Nuk ka kohë të mendojmë për ndeshjet që kemi në 15 ditë. Duhet të mendojmë për Osasuna dhe të fitojmë. Nuk duhet të mendojmë shumë, pasi synimi ynë është vetëm fitorja”, tha Ancelotti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat