Tragjedia, rritet në 174 numri i viktimave! Rrëfehet futbollisti që pa tmerrin me sy

Futboll

Tragjedia, rritet në 174 numri i viktimave! Rrëfehet futbollisti që pa tmerrin me sy

Nga: Kemajl Goca Më: 2 tetor 2022 Në ora: 02:16 Përditësuar në ora: 17:28 më 02.10.2022
Pamje e stadiumit

Tragjedia në Indonezi, rrëfehet futbollisti që pa tmerrin

Abel Issa Camará është një futbollist profesionist nga Bissau-Guineja, i cili luan si sulmues për klubin Arema në Ligën 1.

Lojtari përjetoi drejtpërdrejt atë që ndodhi mbrëmë në stadiumin “Kanjuruhan”, në provincën “Java Oriental”, në një ndeshje futbolli, ku Arema u mund 3-2 nga Persebaya Surabaya.

“Dy javë më parë ne e dinim që do ta luanim këtë ndeshje, por as tifozët e tyre nuk vijnë në stadiumin tonë, as tanët nuk shkojnë në stadiumin e tyre. Gjatë javës tashmë u fol shumë për këtë ndeshje në stadiumin tonë dhe për rivalitetin. Në të gjithë qytetin flitej për këtë sfidë, pasi ishte një lojë që shkonte përtej 3 pikëve. Ishte një ndeshje jetë a vdekjeje, – pohoi Abel Camará.

– Para se të fillonte ndeshja, tashmë kishte konfuzion në hyrje të ekipit kundërshtar. Kur mbaroi ndeshja, lojtarët kundërshtarë u larguan nga stadiumi për rreth 10 minuta me makina të blinduara. Ndërkohë ne shkuam për t’iu kërkuar falje tifozëve tanë, sepse e humbëm derbin dhe pikërisht në atë moment ata filluan të ngjiteshin në gardhin rrethues në fushës. Policia na kërkoi të shkonim në dhomat e zhveshjes, sepse mund të humbnin kontrollin e situatës herët a vonë”.

Abel Camará vazhdoi duke thënë: “Ne u mbyllëm në dhomën e zhveshjes, teksa tifozët u përpoqën të futeshin atje. Na u desh të vendosnim një tavolinë nag brenda për ta mbyllur derën. Mjaft tifozë arritën të futeshin në dhomën tonë të zhveshjes dhe përfunduan të vdekur aty”.

Si e përjetuat atë moment?

Nuk kisha kaluar kurrë një gjë të tillë. Në ato momente vetëm mendoni që asgjë të mos ju ndodhi fizikisht. Kur gjithçka përfundoi, pashë më të keqen. Ne po largoheshim nga dhomat e zhveshjes dhe filluam të shihnim shumë gjak, këpucë, atlete, rroba kudo, policët që komentonin se dy kolegë të tyre kishin vdekur. Këtë nuk ia uroj askujt. Teksa ishim brenda dhomës së zhveshjes kishim frikë për jetën, sepse 40 ose 50 mijë njerëz jashtë donin kokën tonë.

A ishte ky momenti më i keq i jetës suaj?

Unë kurrë nuk kam jetuar një moment si ky, kurrë. Ne kishim frikë për jetën tonë dhe pa mundur të bënim asgjë u strukëm në qoshe si minjtë.

A do të lërë kjo ngjarje e rëndë gjurmë psikologjike te ju?

Nuk është e shëndetshme apo e sigurt të jesh kështu, në një vend ku në çdo moment tifozët duan të godasin lojtarët. Pra, kur momentet e zisë të mbarojnë, unë do të flas me bordin drejtues të klubit dhe do të vendos për të ardhmen..

Presidenti i Indonezisë bën thirrje që liga të ndërpritet, pas tragjedisë që ndodhi

Joko Widodo, presidenti i Indonezisë, ka folur në lidhje me ngjarjen tronditëse që ka ndodhur në futbollin indonezian dhe ka kërkuar që liga të ndërpritet përkohësisht. Ndërkohë do të hetohet për atë që ka ndodhur.

Të paktën 174 persona kanë vdekur në një trazirë që ndodhi në një ndeshje futbolli në Indonezi, e cila është bërë një nga fatkeqësitë më të rënda në botë.

Rreth 180 persona u lënduan në përplasjen pasi ekipi vendas Arema FC humbi ndaj Persebaya Surabay në stadiumin e mbipopulluar vonë të shtunën në Malang.

Rrëmuja ndodhi pasi vendasit pësuan humbje dhe tifozët u futën në fushë, më pas policia përdori gaz lotsjellës ndaj tyre.

Ndërsa u përhap paniku, mijëra njerëz marshuan drejt daljeve të stadiumit Kanjuruhan, ku shumë prej tyre u mbytën.

E, pas kësaj ngjarje tragjike ka reaguar presidenti i vendit, duke kërkuar që liga të ndërpritet përkohësisht deri në zbardhjen e rastit.

“Shpreh ngushëllimet e mia të thella për vdekjen e 174 vëllezërve dhe motrave tona në tragjedinë e futbollit Kanjuruhan. Kam urdhëruar gjithashtu Menpora, Shefin e Policisë Kombëtare dhe presidentin e PSSI-së që të bëjnë një vlerësim të plotë të zhvillimit të ndeshjeve të futbollit dhe edhe të procedurave të sigurisë për organizimin e tyre. Konkretisht shefit të policisë i kërkoj hetimin dhe thellimin e këtij rasti.

Prandaj urdhëroj ndalimin e përkohshëm të ligës së futbollit deri në kryerjen e hetimeve, vlerësimi dhe përmirësimi i procedurave të sigurisë. Më vjen keq për këtë tragjedi dhe shpresoj të jetë tragjedia e fundit e futbollit në vend. Nuk duhet të ketë më tragjedi njerëzore si kjo në të ardhmen”, ishin fjalët e tij.

​Tragjedia në Indonezi, pezullohet kampionati, reagon edhe FIFA

Të paktën 174 persona kanë vdekur në një rrëmujë që ndodhi në një ndeshje futbolli në Indonezi, e cila është bërë një nga fatkeqësitë më të rënda në botë.

Rreth 180 persona u lënduan në përplasjen pasi ekipi vendas Arema FC humbi ndaj rivalëve në stadiumin e mbipopulluar vonë të shtunën në Malang, Java Lindore.

Rrëmuja ndodhi pasi policia përdori gaz lotsjellës për tifozët që pushtuan fushën.

Ndërsa u përhap paniku, mijëra njerëz marshuan drejt daljeve të stadiumit Kanjuruhan, ku shumë prej tyre u mbytën.

Një dëshmitar okular ka thënë se ka parë që shumë njerëz u shkelën dhe u mbytën duke ikur, përcjellë KosovaPress.

Raportet fillestare thonë se numri i të vdekurve është rreth 130, por zyrtarët më vonë njoftuan një rritje të konsiderueshme që e çoi shifrën në 174, me 11 të tjerë të plagosur rëndë.

Presidenti i shtetit Joko Ëidodo ka urdhëruar që të gjitha ndeshjet në ligën kryesore të Indonezisë duhet të ndalen derisa të kryhet një hetim i detajuar.

FIFA, organi qeverisës botëror i futbollit, ka reaguar duke thënë se gazi lotsjellës nuk duhet të merret ose përdoret nga stjuardët ose policia në ndeshje.

Videot nga stadiumi tregojnë tifozët që vrapojnë në fushë pas fishkëllimës së fundit që shënoi humbjen 2-3 të skuadrës vendase dhe policia përdori gaz lotsjellës si kundërpërgjigje.

"Ishte bërë anarkike. Ata filluan të sulmojnë oficerët, ata dëmtuan makina," tha Nico Afinta, shefi i policisë në Java Lindore, duke shtuar se dy oficerë policie ishin midis të vdekurve.

Shkon në 174 numri i viktimave nga përplasjet në stadium

Një nga tragjeditë më të mëdha që ka shënuar ndonjëherë fusha e sportit ka ndodhur në Indonezi. Numri i viktimave nga përplasjet në një ndeshje futbolli mes Arema dhe Persebaya Surabaya në Java Lindore ka shkuar në 174, ndërsa fillimisht u raportua 129.

Sipas asaj që është bërë e ditur deri më tani, tragjedia ka ndodhur pas fishkëllimës së fundit të ndeshjes, në të cilën fituese doli Persebaya Surabaya. Tifozët pushtuan stadiumin dhe policia përdori kimikate për t’i zmbrapsur, duke shkaktuar panik.

Rezultati ishte se dhjetëra njerëz u shkelën deri në vdekje ose vdiqën nga mbytja ose lëndimi i rëndë.

Gati 180 persona u plagosën nga paniku i shkaktuar, ndërsa një zyrtar i lartë në vend zbuloi se numri i spektatorëve e tejkaloi kapacitetin e stadiumit me rreth 4000 persona.

Tragjedi, rreth 130 të vdekur në ndeshjen e futbollit

Të paktën 127 persona kanë vdekur dhe 180 janë plagosur në trazirat gjatë një ndeshje futbolli në Indonezi, shkruan mediumi spanjoll “Marca”. 

Arema FC dhe Persebaya Surabaya ishin përballë njëra - tjetrës, në Kanjuruhan të Indonezisë, kur u pushtua fusha e lojës, detyroi policinë të ndërhyjë. 

Situata u bë kaotike dhe çoi në një masakër të vërtetë.

Sherri i rëndë ndodhi kur tifozët e Arema FC hynë në fushë pas humbjes me rezultat 2:3 të ekipit të tyre ndaj Persebaya Surayaba në stadiumin Kanjuruhan.

Policia u përpoq të largonte tifozët duke përdorur Gazlotsjellës.

Tifozët filluan të vrapojnë të tmerruar, që çoi në një masakër. Njerëzit që bërtisnin për ndihmë...

Skena ishte tlë trishtueshme. Shumë vdiqën që u shkelën nga turma. Kjo kujton tragjedinë e përjetuar në stadiumin Heysel në finalen e Kupës Evropiane të vitit 1985.

Në llogarinë e saj në Twitter, klubi Persebaya shkroi: "Familja e madhe e Persebaya shpreh ngushëllimet më të thella për humbjen e jetës pas ndeshjes Arema FC kundër Persebaya"”, shkruan mes të tjera “Marca”.

Federata e Futbollit të Indonezisë ka lëshuar një deklaratë ngushëllimi për të afërmit e viktimave. "Ngushëllimet tona më të thella për incidentin që u ndodhi atyre në stadiumin Kanjuruhan, Malang".

Federata e Futbollit menjëherë pas kësaj ngjarje e ka pezulluar kampionatin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat