Përgatitet rikthimi i madh

Futboll

Përgatitet rikthimi i madh

Më: 2 tetor 2022 Në ora: 12:55
Përgatitet rikthimi i madh

Julen Lopetegui po përjeton momentin më të vështirë që prej kohës kur ai është trajner i Sevillas. Humbja kundër Atletico Madrid ishte e katërta në shtatë javët e zhvilluar deri më tani në La Liga. Ekipi bask ndodhet në vendin e 16-të në renditje shumë larg pritshmërive, me vetëm pesë pikë të grumbullura. Forma e dobët e Sevillas ka sjellë edhe reflektimin e drejtuesve, ku së shpejti pritet shkarkimi i trajnerit Lopetegui.

Pavarësisht se është programuar seanca e rradhës në drejtimin e teknikut 56-vjeçar, sipas raportimeve të mediave spanjolle, njoftimi për shkarkimin e tij nga pozicioni i trajnerit mund të vijë nga momenti në moment. Favoriti kryesori për të marrë drejtimin e Sevillas është Jorge Sampaoli. Bëhet fjalë për një rikthim, pasi argjentinasi edhe më parë e ka drejtuar klubin spanjoll, midis viteve 2016 dhe 2017.

Sampaoli së fundmi drejtoi Marseille në Ligue 1, ku argjentinasi e mbylli në vendin e dytë në sezonin e fundit pas Paris Saint Germain. Tekniku 62-vjeçar me përfundimin e sezonit u largua për t’i lënë vendin Igor Tudor te ekipi francez, ndërsa tani është i gatshëm për t’u rikthyer edhe njëherë te Sevilla.

Sampaoli në karrirën e tij ka drejtuar edhe ekpin kombëtar të Argjentinës, ku u shkarkua pas eleminimit nga Botërori i Rusisë në vitin 2018, aty ku albiçelestet u eliminuan pas përballjes me Francën, të cilën “Gjelat” e fituan me rezultatin 4-3. Ndërkaq, arritjen më të madhe trajneri Sampaoli e ka regjistruar me Kilin duke qenë se ia ka dalë mbanë të fitoj Kupën e Amerikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat