Batistuta thyen heshtjen

Futboll

Batistuta thyen heshtjen

Më: 2 tetor 2022 Në ora: 15:30
Batistuta thyen heshtjen

“Tani buzëqesh më shumë, jam më i relaksuar. Për mua futbolli ka qenë një punë, një punë e bukur por edhe një përgjegjësi e madhe, – thotë Gabriel Omar Batistuta, ish-sulmues i Fiorentinës dhe Romës, i intervistuar nga “La Nazione”.

– Ka njerëz që kanë paguar për të më parë dhe unë nuk mund ta përballoja të ishte vetëm një lojë. Kështu që e mora gjithçka seriozisht dhe nuk kisha kohë për t’u çlodhur. Mjafton një batutë për të bërë bujë dhe ju gazetarët nuk fshiheni gjithmonë. Tani jam padyshim më simpatik”.

Antonio Cassano (shoku i tij i skuadrës në titullin e Romës) tha se “Batigol” nuk ishte aspak simpatik. A ka diçka argjentinasi për t’i thënë ish-sulmuesit barez? “Të konsiderohesh si i pakëndshëm nga Cassano duket si një kompliment i bukur…

Po ju them diçka: sapo mbërriti te Roma e pashë të hutuar, – specifikon Batistuta. – Nuk mundi të qetësohej. Fola me gruan time, e morëm në shtëpinë tonë dhe tani…, duke dëgjuar që flet kështu me vjen shumë keq. Nuk e shfrytëzoi mundësinë që i dha futbolli për t’u rritur si njeri”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat