Fundi i një epoke?

Futboll

Fundi i një epoke?

Më: 2 tetor 2022 Në ora: 18:58
Ronaldo

Cristiano Ronaldo ka marrë një goditje të madhe të madhe në ditën e sotme, për të kujtuar seriozisht edhe mbylljen e karrierës.

A është ky fundi i epokës së portugezit?

Sipas të gjitha gjasave, nuk duket të ketë tjetër rrugë. Ten Hag nuk e aktivizoi për asnjë minutë të vetme ndaj Manchester City, në ndeshjen që u mbyll me shifrat 6-3 për ekipin e Guardiolas. As vetë Ronaldo nuk e kujton dot se kur ka qëndruar në stol dhe nuk është aktivizuar në fushë në derbin e fundit që është luajtur, megjithëse ka qenë i gatshëm fizikisht.

Kjo ndodhi sot dhe dëshpërimi shihej qartësisht në sytë e portugezit, i cili ndiqte si tifoz pa pagesë shkëlqimin e Haland.

Ndërkohë vetë trajneri i Manchester United ka treguar se rezultati 4-0 i pjesës së parë ndikoi në këtë vendim dhe mos aktivizimi i tij në pjesën e dytë ishte thjesht një shenjë respekti për karrierën e madhe që ka kaluar. Na ishte dikur…Cristiano Ronaldo!.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat