Çmenduritë e Haalandit

Futboll

Çmenduritë e Haalandit

Më: 2 tetor 2022 Në ora: 19:49
Çmenduritë e Haalandit

Erling Haland ishte padyshim protagonisti kryesor në derbin kundër Mançester Junajtid, me tre gola të shënuar dhe dy asiste për Fil Foden.

Rekordet e norvegjezit nuk munguan as në këtë përballje, duke vendosur disa të reja, siç thekson portali i statistikave, “OptaJoe”.

22 vjeç e 73 ditë, Haland bëhet lojtari i dytë në historinë e Sitit që shënon në një derbi të Mançesterit, pas Mario Balotelit në vitin 2011.

Me tre-golëshin e realizuar, Haland bëhet lojtari i parë në historinë e Premier Ligës, që shënon tre tripleta radhazi në ndeshjet në shtëpi.

Norvegjezi u bë lojtari i dytë i Mançester Sitit që i shënon një tripletë Mançester Junajtid, që nga dhjetori i 1970 me Frasis Li dhe i treti në histori që ja bën këtë “Djajve të Kuq”, me Foden që u bë më pas i katërti.

Me tre gola të shënuar dhe dy asist të dhënë, Haland bëhet lojtari me më shumë pjesëmarrje në gola në historinë e derbit të Mançesterit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat