Sadiku shënon përsëri

Futboll

Sadiku shënon përsëri

Më: 2 tetor 2022 Në ora: 20:55
Sadiku shënon përsëri

Armando Sadiku ka shënuar golin e radhës në La Liga 2.

Sulmuesi shqiptar shënoi golin e parë në fitoren 1-3 që Cartagena arriti në fushën e Real Oviedo.

Ishte minuta e dhjetë kur 31-vjeçari shfrytëzoi një pasim nga krahu i djathtë, i rrëmbeu kohën mbrojtjes vendase dhe dërgoi topin në rrjetë me një goditje të menjëhershme.

Ky ishte goli i katërt sezonal për Sadikun, ndërkohë që Cartagena realizoi edhe dy gola të tjerë, arriti fitoren e dytë radhazi në transfertë dhe ndan vendin e dytë bashkë me Las Palmas me nga 16 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat