Filozofia “Munish”

Futboll

Filozofia “Munish”

Nga: Edmond Sufaj    Më: 4 tetor 2022 Në ora: 14:48
Ismet Munishi

Futbolli nuk është shkencë ekzakte që një dhe një bëjnë dy. Është shumë, më shumë se aq.

Është ndjesi, emocion, dashuri dhe mbi të gjitha filozofi. Është filozofi, sepse metodat e veçanta e bëjnë të tillë.

Një nga këto metoda, e kanë kthyer Ismet Munishin në trajnerin shqiptar më motivues në futbollin shqiptar.

Është një nga rastet e rralla që një trajner nuk ankohet kurrë për organikën që ka në dispozicion, madje është një nga të vetmit që lojtarin më të parëndësishëm në organikë nuk e largon, por e transformon në lojtar me vlerë, kjo falë frymës dhe motivimit që ai përcjell.

Në Kosovë e dinë mirë se si u tranformuan, të paktën nga ana psikologjike,  Ballkani dhe Gjilani kur trajner u emërua Ismet Munishi. Falë karizmës si trajner arriti ti bënte këto klube të besonin në fuqinë për të synuar titullin, pavarësisht organikës. Shikoni sot se si po e transformon Prishtinën me metodën e tij.

Gjithmonë pa u ankuar, madje duke marrë përsipër gjithmonë përgjegjësitë. Si rrjedhojë, shikoni se si po mbushet stadiumi i kryeqytetit .

Ai nuk ankohet kurrë për lojtarët e tij, sepse për të diferencën e bën motivimi dhe besimi, ai i konsideron ata si familje.

Dikush mund të thotë se nuk ka fituar ende titullin, por personalisht mendoj se ai e ka fituar me kohë kampionatin, sepse mënyra dhe ajo që po kultivon çdo ditë në futbollin shqiptar në Kosovë, por jo vetëm, është unike... (marrë në profilin e facebookut të autorit)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat