De Bruyne nuk kursehet

Futboll

De Bruyne nuk kursehet

Më: 4 tetor 2022 Në ora: 15:06
De Bruyne nuk kursehet

Kevin De Bruyne ka folur me superlativa për shokun e skuadrës, Phil Foden, pas hat-trick që mesfushori i City-t realizoi në derbin e Manchester-it.

Duke folur për mediet në prag të sfidës së Champions League me Copenhagen, 31-vjeçari theksoi se Foden është i zoti të luajë në disa pozicione.

 “Për çfarë nuk është i zoti? Ai mund të luajë në shumë pozicione të ndryshme. Mendoj se përfundimisht ai do të përfundojë duke luajtur në qendër, por në këtë moment është ndoshta pak më mirë që ai të luajë në krah dhe të ketë më shumë liri dhe më pak udhëzime në mënyrë që të futet në lojë. E shoh atë duke luajtur më në qendër kur të rritet dhe të jetë më i qëndrueshëm. Gjithçka ka të bëjë me detaje të vogla për të gjetur më shumë konsistencë.”-tha belgu.

Më tej mesfushori theksoi se kur ai vetë ka qenë 22 vjeç nuk ka pasur të njëjtin nivel si anglezi.

“Ai është vetëm 22 vjeç. E di që në moshën 22-vjeçare nuk kam qenë lojtari që jam tani. Ai është shumë i mirë, kështu që po përpiqet të gjejë qëndrueshmëri. Ai ka luajtur në mënyrë të pabesueshme për ne, kështu që ai do të jetë këtu për një kohë të gjatë.”-u shpreh De Bruyne.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat