Heroi i Interit ndaj Barcelonës

Futboll

Heroi i Interit ndaj Barcelonës

Më: 4 tetor 2022 Në ora: 23:29
Hakan Calhanoglu

Hakan Calhanoglu ishte heroi i Interit, në sfidën ndaj Barcelonës, ku zikaltrit triumfuan me rezultatin 1:0.

Me një gjuajtje të kalibruar nga distanca në minutën e 45+1’ turku arriti të surprizonte portierin Ter Shtegen duke i dhuruar 3 pikë të arta skuadrës së Inzagit.

Plot 6 vit pritje për Calhanoglu për të shënuar një gol tjetër në Champions, i cili ishte i pari me fanellën e Interit në këtë kompeticion.

Më herët mesfushori turk kishte shënuar më 14 shtator të vitit 2016 kundër CSKA-së së Moskës. Asokohe Calhanoglu ishte pjesë e gjermanëve të Bajern Leverkusen. Edhe në 2016 Çala realizonte më një gjuajtje nga jashtë zonës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat