​Chelsea-Milan, formacionet zyrtare

Futboll

​Chelsea-Milan, formacionet zyrtare

Më: 5 tetor 2022 Në ora: 20:08
Foto ilustrim

Me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet një derbi tejet interesant në Ligën e Kampionëve, ku Chelsea pret në shtëpi kampionin italian, AC Milan.

Stadiumi “Stamford Bridge” do të jetë nikoqir i këtij takimi, ku Chelsea synon me çdo kusht të arkëtojë tre pikët e para të këtij edicioni,

Në xhiron e fundit, Chelsea barazoi me rezultat 1:1 me RB Salzburgun, kurse Milani e mposhti Dinamo Zagrebin me shifrat 3:1.

Momentalisht, pas dy ndeshjeve të zhvilluara në Grupin E, “Rossonerët” renditen në vendin e parë me katër pikë të arkëtuara, krahas Chelseat që zë vendin e fundit me vetëm një pikë të tubuar.

Takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave daton në muajin gusht të vitit 2016, ku asokohe Chelsea regjistroi fitore me rezultat 3:1.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Chelsean nuk do të paraqitet N’Golo Kante, kurse te Milani mungojnë Calabria, Florenzi, Hernandez, Ibrahimovic, Kjaer, Maignan dhe Saelemaekers.

Formacionet zyrtare:.

Chelsea:Kepa, Fofana, Koulibaly, Silva, James, Kovacic, Loftus-Cheek, Chilwell, Mount, Aubameyang, Sterling

Milan:Tatarusanu; Dest, Kalulu, Tomori, Ballo-Touré; Tonali, Bennacer; Krunic, De Ketelaere, Leao; Giroud.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat