Benzema merr vendimin...

Futboll

Benzema merr vendimin...

Më: 6 tetor 2022 Në ora: 15:54
Benzema merr vendimin...

Lajme të mira për Realin e Madridit, që shumë shpejt pritet të zyrtarizojë arritjen e marrëveshjes me kapitenin Karim Benzema për rinovimin edhe me një vit të kontratës së francezit. Sulmuesi i “Los Blancos” do të mbushë 35 vjeç në dhjetor dhe kontrata aktuale e tij me kampionët e Spanjës dhe të Europës përfundon verën e ardhshme.

Ai është një nga tetë lojtarët e Realit, të cilëve u skadon kontrata vitin e ardhshëm. Por francezi pritet të vijojë deri në vitin 2024 në Madrid. Lajmin e ka dhënë gazetari Fabricio Romano.

Ai ka bërë me dije se Benzema dhe klubi madrilen kanë arritur parimisht një marrëveshje mes tyre për rinovimin edhe me një sezon. Teksa shpejt pritet që lajmi të zyrtarizohet. Benzema ka qenë lokomotiva e Madridit që pas largimit të Kristiano Ronaldos.

Ai ishte njeriu më i rëndësishëm për skuadrën e Ançelotit në sezonin e kaluar ku me 44 gola në 46 takime udhëhoqi skuadrën drejt një suksesi të trefishtë, Superkupë Spanje, La Liga dhe Champions. Ai është pretendent absolut për fitimin e “Topit të Artë” që jepet më 17 tetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat