Rënia e Benzemas

Futboll

Rënia e Benzemas

Më: 6 tetor 2022 Në ora: 18:36
Rënia e Benzemas

Sulmuesi i Real Madridit, i freskët nga një dëmtim, nuk po shkëlqen. Ai nuk është zhbllokuar ende në Champions League dhe nuk ka shënuar në La Liga që prej 28 gushtit.

Të folurit për krizën mund të duket qartësisht e ekzagjeruar, por duke pasur parasysh standardet me të cilat na ka mësuar ndër vite, rënia e lehtë që po karakterizon fillimin e sezonit të Karim Benzema, sigurisht që nuk ka kaluar pa u vënë re.

Të sqarohemi menjëherë, 4 golat në 8 ndeshje zyrtare janë çdo gjë tjetër veç shifra negative, por duhet kontekstualizimi i tyre në ekonominë e një segmenti fillestar të një viti jo fort të shkëlqyer për kampionin francez.

Pas fillimit të sprintit, i kalitur nga goli në Superkupë ndaj Eintracht dhe nga tre golat në La Liga, dy prej të cilëve ndaj Espanyol dhe një në Celta Vigo, erdhi ndalesa.

Më pas, me ardhjen e shtatorit, muzika u bllokua papritur. Lëndimi muskulor që pësoi e detyroi Benzema të humbiste dy ndeshje në La liga, një në Champions League dhe dy ndeshjet e Ligës së Kombeve me Francën.

Megjithatë, në ndeshjet e mbetura, në të cilat u rikthye dhe luajti, ish-sulmuesi i Lyon nuk mundi ta gjente më rrugën drejt portës, duke qëndruar i palëvizshëm në 4 “vulat” e firmosura në gusht.

Fotoja besnike e këtij momenti ‘jo’ përfaqësohet nga ndeshja e fundit e La Liga-s kundër Osasuna, ku Benzema humbi një penallti, përpara se t’i anulohej goli për pozicion jashtë loje.

Numri 9 i “Los Blancos” është ende në kërkim të golit në Ligën e Kampionëve, terreni i tij i preferuar i “gjuetisë”, ku vitin e kaluar në këtë pikë të sezonit kishte realizuar tashmë 2 gola, ndërsa në La Liga shifra është përgjysmuar saktësisht (8 gola kundrejt 4 golave të këtij sezoni). Nga të cilat më i fundit daton mbi një muaj më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat