Cooper me orët e numëruara

Futboll

Cooper me orët e numëruara

Më: 6 tetor 2022 Në ora: 18:52
Cooper me orët e numëruara

Nottingham Forest mori humbjen e katërt radhazi në Premier League dhe të gjashtën në total pas tetë javësh. Skuadra e ngjitur vetëm këtë sezon në elitën e futbollit anglez e sheh veten në vendin e fundit në renditje me vetëm katër pikë.

Drejtuesit e klubit kanë reflektuar dhe po mendojnë seriozisht të shkarkojnë trajnerin Steve Cooper. Mediet britanike kanë zbuluar favoritin kryesor pë zëvendësimin e tij, bëhet fjalë për Rafael Benitezin, një trajner me  eksperiencë dhe që e njeh mjaftë mirë Premier League-n.

Spanjolli ka drejtuar Liverpoolin prej sezonit 2004-2005 dhe qëndroi te “të kuqtë” deri në vitin 2010.

Gjithashtu 62-vjeçari ka drejtuar edhe Chelsea-n në një periudhë të shkurtër, më pak se një vit. Ndërsa prej marsit të vitit 2016 deri në qershor 2019, Benitez ishte në krye të Newcastle. Përvoja e tij e fundit si trajner ka qenë me Evertonin, por spanjolli nuk e mbylli një sezon të plotë dhe në janarin e 2022 u largua.

Sfida e radhës për Nottingham Forest në Premier League do të jetë përballë Aston Villas, ku sipas medieve britanike pritet të jetë edhe mundësia e fundit për trajnerin Cooper.

Nottingham në merkaton verore theu rekordin e transferimeve, pasi afroi 23 lojtarë dhe shpenzimet e kaluan shifrën e 150 milionë stërlinave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat