Interi po përgatit kontratën e re për Calhanoglu

Futboll

Interi po përgatit kontratën e re për Calhanoglu

Më: 7 tetor 2022 Në ora: 13:25
Calhanoglu

Klubi italian, Inter raportohet se është duke përgatitur kontratën e re për Hakan Calhanoglu.

Ish-futbollisti i Milanit, është duke shfaqur formë mjaft të mirë për ‘Nerazurët’, madje, ai shënoi një supergol në fitoren e Interit kundër Barcelonës (1-0).

Turku me Interin ka kontratë deri në vitin 2024, por siç raportojnë mediat italiane, skuadra italiane dëshiron që sa më shpejtë të rinovoj kontratën e re me Calhanoglu, i cili po monitorohet nga Nottingham Forest, Everton dhe Newcastle.

Oferta zyrtare për turkun thuhet se do të arrijë gjatë pushimit për Kupën e Botës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat