Messi: Jo, nuk jam unë

Futboll

Messi: Jo, nuk jam unë

Më: 7 tetor 2022 Në ora: 14:41
Messi: Jo, nuk jam unë

Lionel Messi i ka idetë e qarta në lidhje me të ardhmen. Shtatë herë fituesi i “Topit të Artë” shpreson të luajë edhe disa sezone në nivele të larta si futbollist profesionist, por nuk ka ndërmend t’i futet trajningut.

Në një intervistë me gazetarin argjentinas Sebastian Vignolo, kapiteni i kombëtares argjentinase deklaroi se Katar 2022 do të jetë Botërori i fundit ku do të marrë pjesë, teksa theksoi se nuk e sheh veten si trajner në të ardhmen.

“Nuk kam ndërmend të bëhem trajner, por të njëjtën gjë tha edhe Zidane, i cili më pas fitoi 3 Champions League radhazi si trajner. Do të më pëlqente të bëhesha drejtor sportiv i një klubi.

Më pëlqen ndërtimi i ekipit, por nuk jam i sigurt nëse do të ndodhë kështu. Futbollisti më i mirë në histori? Kurrë nuk kam menduar se ai jam unë. Në fushë jemi të gjithë të barabartë dhe kur fillon ndeshja gjithmonë përpiqem të përmirësohem.

Qëllimi im është që kur të dal në pension, të mbahem mend si një njeri i mirë, jo si një futbollist i mirë”, deklaroi legjenda e gjallë e futbollit botëror, i cili njihet për modestinë e madhe që e karakterizon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat