Onana ka fituar balotazhin me Samir Handanovicin. Pas paraqitjes mjaft të mirë në Champions ndaj Barcelonës, është konfirmuar titullar edhe në kampionat ndaj Sassuolos, ku do të debutojë në Serinë A.
Portieri kamerunas është përzgjedhur nga Inzaghi për të luajtur mes shtyllave pasditen e sotme, teksa krahasuar me ndeshjen ndaj Barcelonës ka edhe ndryshime të tjera, si Acerbi në vend të De Vrij, D’Ambrossio në vendin e Skriniar, Dumfries në vendin e Darmian dhe mbi të gjitha Asllani, që luan sërish titullar para mbrojtjes.
Nuk ka surpriza në sulm, pasi trajneri zikaltër ka në dispozicion vetëm Lautaron e Dzekon, të cilët do të luajnë nga minuta e parë me shpresën se do të rikthehen te goli dhe në të njëjtën kohë, të rikthejnë Interin te fitorja.
Formacioni i Interit (3-5-2): Onana; D’Ambrossio, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Asllani, Calhanoglu, Dimarco; Lautaro, Dzeko.