Shpërthen trajneri i Bayernit

Futboll

Shpërthen trajneri i Bayernit

Më: 18 tetor 2022 Në ora: 16:55
Nagelsman

Trofeu “Kopa” i cili i jepet lojtarit më të mirë të ri të vitit, ju dha talentit të Barcelonës, Gavi.

Kjo gjë nuk kaloi pa polemika, me shumë analistë që u shprehën se e meritonte talenti i Dortmund, Jud Belingham.

I këtij mendimi ishte edhe trajneri i Bajernit të Mynihut, Julian Nagelsman, i cili e quajti të pamerituar për spanjollin.

“Në mendimin tim e meritonin Musiala ose Belingham, të cilët kanë pasur një sezon shumë më të mirë se ai që e fitoi. Nuk dua të krijoj polemika, po për mua dy ata që përmenda qëndrojnë shumë më lartë se Gavi”, ishin fjalët e teknikut gjerman.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat