FIFA dënon ashpër ish-klubin e Esat Malës

Futboll

FIFA dënon ashpër ish-klubin e Esat Malës

Më: 18 tetor 2022 Në ora: 20:27
FIFA dënon ashpër ish-klubin e Esat Malës

FIFA ka vendosur të dënojë ashpër klubin turk të Giresunspor, për mënyrën se si ka trajtuar një ish-futbollist të tijin.

Braziliani Zhan Pierr, kishte hedhur në gjyq klubin turk pjesë e të cilit ka qenë edhe Esat Mala, për mënyrën se si i kishin ndërprerë kontratën pa e paguar.

Zhan Pierr kishte firmosur me klubin turk, por gjatë vizitave mjekësore, ishte zbuluar se kishte tumor në testikuj. Kështu, klubi e la në mes të katër rrugëve dhe ai u kthye në Brazil për t’u kuruar, pa marrë asnjë rrogë nga turqit. Atij nuk iu dha asnjë kopje e kontratës të rregullt që kishte firmosur, teksa edhe e kishin prezantuar zyrtarisht në rrjetet sociale.

Pas ankimimit të tij në FIFA, kjo e fundit ka ndëshkuar menjëherë Giresunspor duke i dhënë një leksion turqve të cilët kishin trajtuar në mënyrë skandaloze lojtarin në një moment të vështirë të jetës. Klubi do t’i paguajë atij një shumë prej 765 mijë eurosh, ndërsa i është bllokuar merkato për të dy dritaret e ardhshme, në janar dhe në verë 2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat