Plani i Laportas

Futboll

Plani i Laportas

Më: 29 tetor 2022 Në ora: 17:24
Messi

Lionel Messi vazhdon të jetë në planet e Barcelonës.

Sulmuesi argjentinas po kalon nëpër një sezon të jashtëzakonshëm dhe Barcelona do të tentojë ta rikthejë.

E rikthimi mund të bëhet brenda pak muajve. Presidenti i Barcelonës do të synojë ta transferojë në janar Messin.

Kjo pasi që rregullat e fair-play financiar janë më të buta sesa në janar, raporton Sport.

Por, ky mision është shumë i komplikuar për disa arsye.

E para, PSG nuk dëshiron ta shesë Messin, e sidomos në mes të sezonit. Ai ka kontratë valide deri në fund të edicionit.

E dyta, marrë parasysh raportet mes dy klubeve, PSG nuk e ka ndërmend t’i bëjë favore Laportas.

Dhe e treta, Messi është i fokusuar në sezonin e tij te PSG dhe te Kupa e Botës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat