Real, zbulohet lista me pesë emra e Ancelottit

Futboll

Real, zbulohet lista me pesë emra e Ancelottit

Më: 30 tetor 2022 Në ora: 13:52
Real, zbulohet lista me pesë emra e Ancelottit

Sipas raportimeve, Real Madridi do të bëjë një ofertë për yllin e Arsenal-it, Gabriel Jesus verën e ardhshme. Braziliani ishte i lidhur me gjigantët spanjollë në verë, por Los Blancos janë tërhequr nga gara në momentet e fundit.

Madridi thuhet se vendosi kundër lëvizjes për shkak të një “çështjeje me pasaportën e Jesus”. Pavarësisht kësaj, ai mbetet një lojtar që trajneri Carlo Ancelotti e admiron. Sipas Goal, Jesus është në listën e ngushtë me pesë lojtarë të përpiluar nga italiani.

Ata pretendojnë se Ancelotti e sheh atë si një lojtar të përsosur dhe pasardhës të mundshëm të fituesit të Topit të Artë, Karim Benzema. Jesus, 25 vjeç, kontribuoi në fillimin e fortë të sezonit të Arsenal-it.

Gjithashtu në listën e ngushtë të Madridit janë Alphonso Davies, Endrick, Enzo Fernandez dhe Piero Hincapie. Në fillim të këtij muaji, Jesus i tha BT Sport për lidhjen që ai tashmë ndjen me tifozët e Arsenal-it.

“Në ditët e para kur firmosa këtu shkova në një restorant brazilian. Po prisja në makinën time jashtë dhe shumë tifozë të Arsenalit erdhën për të më dhënë mirëseardhje në klub.

“Është ndryshe në Manchester City sigurisht. City ka pasur shumë ndikim në 10, 15 vitet e fundit. Arsenali më parë kishte shumë. Është ndryshe, e dini.

“Unë ndihem i mirëpritur, mënyrën se si ata vijnë dhe flasin me mua. Ata të mbështesin deri në fund. Pikërisht. Unë isha i lumtur edhe me tifozët te City, por është ndryshe”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat