FSHF tregon kur luhet java e 12-të

Futboll

FSHF tregon kur luhet java e 12-të

Më: 1 nëntor 2022 Në ora: 11:02
FSHF tregon kur luhet java e 12-të

Ndeshja miqësore e Kombëtares shqiptare ndaj Katarit, e planifikuar për t’u luajtur më datë 9 nëntor në Marbella të Spanjës, ka sjellë një modifikim të kalendarit të Abissnet Superiore.

Java e 12-të e kampionatit, e parashikuar për t’u zhvilluar në datat 6 dhe 7 nëntor, do të spostohet me një javë për t’u luajtur fundjavën e ardhshme me 12 dhe 13 nëntor.

Ky spostim i propozuar nga Departamenti i Garave në FSHF, dhe i miratuar nga Komiteti Ekzekutiv me një vendim qarkullues, u mor për t’i dhënë mundësi klubeve që të vendosin lojtarët në dispozicion të ekipit Kombëtar dhe për të mos cënuar barazinë e garës.

Java e 13-të e Abissnet Superiore do të spostohet për tu luajtur në muajin janar 2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat