Anglia do të sfidojë Maqedoninë në “Old Traford”

Futboll

Anglia do të sfidojë Maqedoninë në “Old Traford”

Më: 2 nëntor 2022 Në ora: 19:12
“Old Traford”

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll, në eliminatoret për EURO 2024 do të garojë në grupin e njëjtë me Maltën, Ukrainën, Italinë dhe Anglinë.

Sfidën e parë, Maqedonia do të zhvillojë më 23 mars kundër Maltës, ndërsa do të mbyll garat eliminatore kundër Anglisë më 20 nëntor të vitit të ardhshëm.

Kjo e fundit ka shpalosur orarin dhe stadiumet se ku do të zhvillojë sfidat eliminatore pë EURO 2024.

Me këtë rast, Anglia më 19 qershor të vitit 2023, do të zhvillojë sfidën me Maqedoninë në stadiumin “Old Traford”, ndërsa ndaj Ukrainës, do të zhvillojë në stadiumin “Uembli” në Londër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat