Pique tregon vendimin e bujshëm

Futboll

Pique tregon vendimin e bujshëm

Më: 3 nëntor 2022 Në ora: 19:19
Pique tregon vendimin e bujshëm

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerrard Pique ka njoftuar largimin e tij nga futbollit dhe se këtë të shtunë do të jetë ndeshja e tij e fundit.

Ai ka njoftuar tërheqjen nga futbolli dhe se ndeshja e tij e fundit do të jetë kundër Almerías në “Camp Nou”.

Ai ka publikuar në Twitter një klip emocional 2-minutësh në të cilin ka rishikuar të gjithë karrierën e tij futbollistike që kur mbërriti në La Masía.

“Ju, kusarët, më keni dhënë gjithçka dhe tani që ëndrrat e atij fëmije janë realizuar, dua t’ju them se është koha për ta mbyllur këtë rreth. Unë gjithmonë kam thënë që pas Barçës nuk do të kishte asnjë ekip tjetër dhe kështu do të jetë. Kjo e shtunë do të jetë ndeshja ime e fundit në Camp Nou”.

Ndaj, ndeshja kundër Almerías këtë të shtunë në orën 21:00 në Barcelonë merr një ngjyrim shumë të rëndësishëm, pasi do të jetë e fundit e Pique me fanellën e Barçës, të paktën në “Camp Nou”. 

Mbetet për t’u parë nëse ndeshja kundër Osasunas të martën e ardhshme do të jetë ajo përfundimtare dhe me të cilën ai do të varë këpucët pak para pushimit për Botërorin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat