Sermaxhaj tregon si e mposhti Prishtinën

Futboll

Sermaxhaj tregon si e mposhti Prishtinën

Më: 9 nëntor 2022 Në ora: 15:38
Sermaxhaj

Malisheva ka fituar 2-1 ndaj Prishtinës në kuadër të xhiros së 16-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Trajneri i malishevasve, Sami Sermaxhaj ka thënë pas ndeshjes se është i kënaqur me lojën që kanë treguar lojtarët e tij.

“Ishte një lojë e mirë, ku pjesa e parë ishte e nivelizuar, pasi si ne ashtu edhe Prishtina kishim raste për gola”, ka deklaruar trajneri i Malishevës për ArtSport.

“Në pjesën e dytë ishim më të mirë, ishte një ekip me karakter të fortë. Angazhimi i lojtarëve të Malishevës ishte më i madh se kundërshtari dhe rezultoi më gol që na dha pikët e rëndësishme”.

“Kjo tregoi se rezultati i lojës së kaluar ishte vetëm aksidental për ne, pasi këta lojtar kanë karakter dhe disiplinë të madhe”, ka potencuar ndër të tjerash Sermaxhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat