Hansi Flick ka publikuar listën e lojtarëve të Gjermanisë për Botërorin Katar 2022.
Trajneri ka ftuar tre portierë, nëntë mbrojtës, po kaq mesfushorë dhe pesë sulmues, repart ku Niclas Fullkrug dhe Youssoufa Moukoko janë risitë.
29-vjeçari i Werderit, nuk ka veshur kurrë më parë fanellën e “Pancerave”, por 10 golat dhe dy asistet në këtë sezon në Bundesliga janë shpërblyer me një biletë në Kupën e Botës. Feston dhe Moukoko, 17-vjeçari i talentuar i Dortmundit.

Lista
Sulmuesi është pjesë e Gjermanisë U21 (5 ndeshje dhe 6 gola), me verdhezinjtë numëron 6 gola dhe po kaq asiste këtë sezon, dhe tani është gati të japë kontributin e tij në grumbullimin e parë me Kombëtaren e madhe.
Flick ka rikthyer në kombëtare edhe Mario Goetze, heroin e Brazil 2014. Fantazisti gjerman, i cili vendosi finalen e Botërorit të tetë viteve më parë ndaj Argjentinës, po bën shumë mirë me Eintrachtin e Frankfurtit. 30-vjeçari rikthehet pas pesë vitesh te kombëtarja gjermane.
Portierë: Neuer (Bayern Munich), Ter Stegen (Barcelona), Trapp (Eintracht Frankfurt)
Mbrojtësit: Bella Kotchap (Southampton), Ginter (Freiburg), Gunter (Freiburg), Kehrer (West Ham), Klostermann (Leipzig), Raum ( Leipzig), Rudiger (Real Madrid), Schlotterbeck (Borussia Dortmund), Sule (Borussia Dortmund)
Mesfushorë: Brandt (Borussia Dortmund), Goretzka (Bayern Munich), Gotze (Eintracht Frankfurt), Gundogan (Manchester City), Hofmanchengladbach (Borussia Mo. ), Kimmich (Bayern Munich)
Sulmues: Adeyemi (Borussia Dortmund), Fullkrug (Werder Bremen), Gnabry (Bayern Munich), Havertz (Chelsea), Moukoko (Borussia Dortmund), Musiala (Bayern Munich), Muller (Bayern Munich), Sane (Bayern Munich).