Ancelotti preferon Barellan para Bellingham

Futboll

Ancelotti preferon Barellan para Bellingham

Më: 20 nëntor 2022 Në ora: 15:53
Ancelotti preferon Barellan para Bellingham

Real Madridi vazhdon të jetë në treg për mesfushorë, duke tentuar që ta rinojë mesfushën e tyre për shkak se Kroos dhe Modric janë shumë afër pensionimit

Këto ditë është përfolur shumë nëpër mediat e ndryshme nëpër Europë që Real Madridi është në kërkim të një mesfushori ofensivë, në përpjekjet e tyre për ta ristruktuar mesfushën e tyre.

Kështu që, sipas asaj që shkruan Calciomercatoweb, menaxheri i Real Madridit, Carlo Ancelotti  më shumë do të preferonte në mesfushë, mesfushorin e Interit, Nicolo Barella së sa atë të Borussia Dortmundit , Jude Bellingham.

Ancelotti dëshiron që t’ia paguajë 70 milionë euro Interit për Barellan, edhe pse vendimi për këtë gjë është tërësisht në duart e Presidentit të Real Madridit, Florentino Pérez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat