Portierët e Zvicrës në stërvitjet në Doha, me syzet e diellit?

Futboll

Portierët e Zvicrës në stërvitjet në Doha, me syzet e diellit?

Më: 22 nëntor 2022 Në ora: 16:21
Portierët e Zvicrës në stërvitjet në Doha, me syzet e diellit?

Portierët e kombëtares së Zvicrës, Jan Somer dhe Gregor Kobel, kanë zhvilluar stërvitje me size dielli në qendrën stërvitore në Doha. Arsyeja është dielli i fortë në Katar. Sigurisht që këtë imazh të jashtëzakonshëm nuk do të mund ta shfaqin para publikut në ndeshjet ndaj Kamerunit, Brazilit dhe Serbisë.

Moti në Katar është i këndshëm, por gjatë ndeshjeve, stadiumet me ajër të kondicionuar krijojnë probleme për futbollistët. Sidoqoftë, është shumë më e këndshme të luash ndeshje në Doha në vjeshtë dhe dimër se sa në verë.

Somer është rikuperuar nga një dëmtim i pësuar në një ndeshje të Bundesligës gjashtë javë më parë dhe pritet të jetë në formacionin fillestar të trajneri Jakin, pas dy ditësh kundër Kamerunit.

Në ndeshjen e dytë të xhiros së parë në grupin G të enjten mbrëma do të luajnë Serbia dhe Brazili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat