Kroacia dëshpëron në hapje

Futboll

Kroacia dëshpëron në hapje

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 23 nëntor 2022 Në ora: 11:01 Përditësuar në ora: 12:52 më 23.11.2022
Live: Maroku sfidon Kroacinë 

Kroacia barazon

Kroatët ndahen baras (0:0) me Marokun. 

Një start jo i mirë për kroatët dhe një pikë e madhe për marokenët. 

Në pjesën e parë të takimit përkatësisht në minutën e 16-të, futbollisti Ivan Perishiç, nga rreth 40 metra ka tentuar që të befasojë portierin por topi shkoi mbi portë.

Në pjesën e dytë Maroku pati dy mundësi të mira por të pafat, ndërsa Kroacia nuk u tregua në nivelin e një nënkampionit në fuqi të botës.    

Në minutën e 51-të, Maroko pati mundësi të mirë. 

Një goditje me kokë nga Noussair Mazraoui (Marok) nga një distancë shumë e afërt topi shkon drejt shtyllës së djathtë por nuk e befason Livakoviçin.

Achraf Hakimi (Marok) në minutën e 65-të godet fuqishëm nga distanca drejt qendrës së portës, por Dominik Livakoviç grushton topin dhe shpëton portën e tij.
Maroku ka fituar një pikë më peshë të madhe.

Me 27 nëntor takohen: Belgjika - Maroku (14.00) e Kroacia - Kanada (17.00).

Maroku - Kroacia 0:0
Stadiumi "Al Bayt" në Al Khor.
Gjyqtar: F. Rapallini (Argjentina).
Kartona të verdhë: Amrabat.
Maroku: Bono - Hakimi, Saiss, Aguerd, Mazraoui (Attiat-Allal 60') - Ounahi (Sabiri 81'), Amrabat, Ziyech, Amallah, Boufal (Ez Abde 65') - En-Nesyri (Hamdallah 81').
Kroacia: Livakoviç - Juranoviq, Lovren, Gvardiol, Sosa – Modriç, Brozoviç, Kovaçiç (Mayer 79') - Vlasiq (Pashaliç 46'), Kramariç (Livaja 71'), Perishiç (Orshiç 89').

Lojë e baraspeshuar

(E plotësuar) - 90' Ndeshja shkon në minutat shtesë, plot 6 minuta

85' Edhe më tutje pa gola.

81' Kroacia po e kërkon golin e fitores.

79' Ndeshaj po shkon drejt fundit, rezultati 0:0.

Maroku - Kroacia 0:0

Stadiumi "Al Bayt" në Al Khor.
Gjyqtar: F. Rapallini (Argjentina).

Kartona të verdhë: Amrabat.

Maroku: Bono - Hakimi, Saiss, Aguerd, Mazraoui (Attiat-Allal 60') - Ounahi (Sabiri 81'), Amrabat, Ziyech, Amallah, Boufal (Ez Abde
65') - En-Nesyri (Hamdallah 81').
Kroacia: Livakoviç - Juranoviq, Lovren, Gvardiol, Sosa – Modriç, Brozoviç, Kovaçiç (Mayer 79') - Vlasiq (Pashaliç 46'), Kramariç (Livaja 71'), Perishiç (Orshiç 89').

74' Kroacia nuk po e gjen hapësirën e rasteve.

71' Livaja futet në lojë në vend të Kramariçit.

67' Edhe më tej pa gola.

65' Achraf Hakimi (Marok) godet fuqishëm nga distanca drejt qendrës së portës, por Dominik Livakoviç grushton topin dhe shpëton portën e tij.

64' Kroacia në presion të Marokut.

60' Kroacia po tenton por pa suksese deri me tash.

55' Nuk ka ndryshim të rezultatit.

51' Maroko pati mundësi të mirë. Një goditje me kokë nga Noussair Mazraoui (Marok) nga një distancë shumë e afërt shkon drejt shtyllës së djathtë por nuk e befason Livakoviqin.

48' Kroacia e ka posedimin topit me 59 për qind.

47' Pjesa e dytë pritet të jetë më dinamike.

 Përfundon pjesa e parë, Maroku - Kroacia 0:0.

43' Fundi i pjesës së parë.

38' Maroku po mbrohet me sukses.

34' Kroacia po has në mbrojtje të fortë.

30' Nënkampioni i botës e do me çdo kusht fitoren.

26' Deri më tash asnjë rast ideal.20' Një lojë e mirë nga të dy palët.

16' Ivan Perishin godet nga 40 metra gati realizojë.

15' Maroku mjaft i rrezikshëm.

12' Maroku po mbrohet mirë.

9' Nuk ka asnjë gol.

6' Kroacia ka shtuar presionin.

4' Lojë e baraspeshur.

Fillon ndeshja. 

Kroacia për fitore,

Magjia e Kupës së Botës vijon me sfidën Marok – Kroaci

Magjia e Kupës së Botës vijon me sfidën Marok – Kroaci, e vlefshme për Grupin F. Nënkampionët e botës nisin aventurën e tyre në Katar me synim për të surprizuar sërish dhe për t’i shkuar deri në fund kompeticionit më të rëndësishëm të futbollit.

Në krye të kroatëve, ashtu si në vitin 2018 qëndron Zlatko Dalic, një trajner ekspert, që di t’i marrë më të mirën skuadrës së tij. Lojtarët me eksperiencë nuk mungojnë te Kroacia. Ky do të jetë Botërori i fundit i një prej mesfushorëve më të mirë në botë, Luka Modric,

Në miqësoren e fundit, para startit të Kupës së Botës, marokenët fituan me rezultatin 3-0 përballë Gjeorgjisë, në një sfidë spektakolare, ku bindën me lojë dhe gola.

Arritja më e madhe në Kupën e Botës për skuadrën afrikane është kalimi i grupit në vitin 1986, ndërsa botërori i fundit ishte për t’u harruar për Marokun, pasi e mbylli i fundin në grup me vetëm 1 pikë në “Rusi 2018”.

Djali i Maradonës: Mesi nuk mund të krahasohet me babain tim!

Humbja e Argjentinës ndaj Arabisë Saudite në Botërorin e Katarit ka surprizuar këdo. Pas shumë reagimeve nga bota e futbollit, në “Radio Marte” në Itali foli edhe djali i Diego Armando Maradonës, Diego Junior.

Ai u shpreh se ndjehej i shkatërruar nga kjo situatë, por futbolli është i tillë dhe se mund të humbësh ndaj kundërshtarëve më të dobët.

“Krahasimi mes Mesit dhe babait tim bëhet nga ata që nuk shohin dhe nuk e kuptojnë futbollin. Po flasim për dy jashtëtokësorë të ndryshëm, por nuk dua ta vendos në kryq Lionelin. Jam i shkatërruar nga kjo disfatë.

E kam të vështirë të besoj se e gjithë kjo ndodhi me të vërtetë. Humbja përballë Arabisë Saudite është një çmenduri. Ata ishin shumë të frikësuar. Futbolli është i tillë. Ndonjëherë ndodh që humb edhe kundër kundërshtarëve shumë më të dobët”, deklaroi djali i legjendës më të madhe të futbollit argjentinas.

Maroku sfidon Kroacinë 

Ballafaqohen Maroku – Kroacia në kuadër të Grupit F të Kampionatit Botëror në futboll.

Kroacia synon të startojë me fitore. 

Maroku - Kroacia

Maroku: Bono - Hakimi, Saiss, Aguerd, Mazraoui - Ounahi, Amrabat, Ziyech, Amallah, Boufal - En-Nesyri.

Kroacia: Livakoviq - Juranoviq, Lovren, Gvardiol, Sosa – Modriç, Brozoviç, Kovaçiç - Vlasiq, Kramariç, Perishiç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat