Uruguai kërkon ta nisë me zhurmë!

Futboll

Uruguai kërkon ta nisë me zhurmë!

Më: 24 nëntor 2022 Në ora: 11:52
Uruguai kërkon ta nisë me zhurmë!

Uruguai ka hequr dorë pas gati çerekshekulli nga filozofia e lojës së Oskar Tabarezit dhe tashmë me Diego Alonson është më ofensive, ndonëse qëndrueshmërinë në mesfushë as ish-mbrojtësi nuk kërkon që ta humbë kurrë.

Amerikano-jugorët e nisin aventurën me Korenë e Jugut, një rival shumë i fortë dhe me mjaft emra të frikshëm si mbrojtësi Kim i Napolit apo Son i Totenhemit, por trajneri i Uruguait nuk ka frikë:

“Kam një javë që nuk fle, pasi mendoj vetëm sesi të fitoj këtë ndeshje të parë të këtij Botërori, e cila është ajo që hap dyert e 1/8-ave.

Jemi një kombëtare e fortë, me vetëbesim dhe mendoj se ky mund të jetë viti ynë. Ky grup mund të shkojë realisht shumë larg nëse mundim Korenë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat