Xherdan Shaqiri me mesazh të qartë pas triumfit kundër Kamerunit 

Futboll

Xherdan Shaqiri me mesazh të qartë pas triumfit kundër Kamerunit 

Nga: K. Goca Më: 24 nëntor 2022 Në ora: 14:00
Zvicra

Ylli i kombëtare së Zvicrës, Xherdan Shaqiri, ka asistuar dhe Breel Embolo ka realizuar në minutën e 48-të, për fitoren me rezultat 1:0 kundër Kamerunit.

Zvicra starton me fitore në Grupin G të Kampionatit Botëror. 

Futbollisti Xherdan Shaqiri për televizionin zviceran SRF:

“E nisëm mirë.

Por duhet thënë se të dyja skuadrat nuk patën një lojë të veçantë në fillim.

Pjesa e dytë ishte shumë më e mirë. Krijuam disa raste dhe arritëm të bënim 1:0. Në fund ka mundur të jetë 2:0 ose 3:0 nëse do t’i realizonim rastet tona.

Në fund, ajo që ka vërtet rëndësi është se ne arritëm të fitonim ndeshjen e parë. Detyra e parë është përmbushur, por tani duhet të përmirësohemi qartë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat