Zbulohet çfarë hëngri Ronaldo

Futboll

Zbulohet çfarë hëngri Ronaldo

Më: 25 nëntor 2022 Në ora: 22:00
Zbulohet çfarë hëngri Ronaldo

Cristiano Ronaldo ishte protagonisti absolut i ndeshjes hapëse të Grupit H të Kupës së Botës në Katar mes Portugalisë dhe Ganës, si për golin që zhbllokoi takimin, ashtu edhe për çmimin MVP (lojtari më i mirë i ndeshjes) që mori në fund të sfidës. Përveç kësaj, ai u bë i pari në histori që shënon në pesë Kupa të Bote të ndryshme.

Çfarë hëngri Cristiano Ronaldo në fushë?

Ekziston një imazh që ka bërë shumë më tepër jehonë orët e fundit për “yllin” portugez. Përafërsisht në minutën e 36-të të lojës, Cristiano Ronaldo futi dorën në mbathje, kërkoi diçka, e mori dhe e hëngri.

Që nga publikimi i imazhit ka pasur shumë batuta, meme dhe mesazhe habie që kanë vërshuar rrjetet sociale për atë që bën Cristiano. Siç komenton shtypi portugez, duket që CR7 ka futur në gojë një çamçakëz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat