Martinez e konfirmon: Lukaku do të jetë në skuadër përballë Marokut

Futboll

Martinez e konfirmon: Lukaku do të jetë në skuadër përballë Marokut

Më: 26 nëntor 2022 Në ora: 13:37
Martinez e konfirmon: Lukaku do të jetë në skuadër përballë Marokut

Një ditë përpara përballjes me Marokun, trajneri i kombëtares belge Roberto Martinez në një konferencë për shtyp e ka konfirmuar, që Romelu Lukaku do të jetë në skuadër kundër afrikanëve, por nuk do ta nisë përballjen si titullar.

“Lukaku do të jetë aty kundër

Marokut por nuk do të startojë. Ai po stërvitet mirë, por duhet të shohim se si do të sillet fiziku i tij. Ai u stërvit shumë, shumë mirë sot”,- tha Martinez për shtatlartin belg.

Ndërkaq, i pyetur për mungesat e tjera, tekniku i djajve tha se Belgjika ka shumë lojtarë me cilësi dhe me përvojë, gjë e cilë i bën mungesat thuajse “të padukshme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat