Kenan Haxhihamza - trim i ndeshjes! Ferizaj dështon si vendas, Sadriu humb penalltinë 

Futboll

Kenan Haxhihamza - trim i ndeshjes! Ferizaj dështon si vendas, Sadriu humb penalltinë 

Më: 26 nëntor 2022 Në ora: 14:57
Haxhihamza, foto Shpend Ahmeti

Ferizaj ka zhgënjyer me paraqitje në pjesën vjeshtore, duke arritur vetëm 13 pikë për 18 ndeshje apo nga 54 pikët e mundshme.

Ata si vendas sot u ndanë baras (0:0) me Dukagjinin e Klinës, në takimin e javës së 18-të të elitës së futbollit të Kosovës. 

Trim i ndeshjes është portieri i Dukagjinit, Kenan Haxhihamza, i cili priti penalltinë e Edon Sadriut në minutën e 26-të. 

Ferizaj është në fund me 13 pikë dhe Dukagjini në të pestin me 22 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat