Enrique: Luajmë vetëm kundër Gjermanisë

Futboll

Enrique: Luajmë vetëm kundër Gjermanisë

Më: 27 nëntor 2022 Në ora: 13:04
Enrique: Luajmë vetëm kundër Gjermanisë

Mbrëmjen e sotme, në stadiumin “Al Thumama” do luhet supersfida Spanjë-Gjerma, ndeshje e cila do të vendosë përfundimisht fatet e grupit E.

Mirëpo, për trajnerin “iberik”, Luis Enrique ky 27 nëntor është një datë e veçantë dhe për një arsye tjetër, pasi ditën e sotme vajza e teknikut Enrique do të kishte festuar ditëlindjen e 13, nëse do të ishte mes nesh.

“Sot luajmë vetëm kundër Gjermanisë, është një ditë e veçantë edhe sepse është ditëlindja e Xanës që do të kishte mbushur 13 vjeç. Dashuri kudo që jeni, shumë puthje. Ditë të mbarë, në të duam”,- thuhet në mesazhin e Luis Enriques

Xana është vajza e Luis Enriques, i cili u nda nga jeta në moshën 9-vjeçare për shkak të osteosarkomës..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat