Flet për Messin dhe Ronaldon

Futboll

Flet për Messin dhe Ronaldon

Më: 27 nëntor 2022 Në ora: 14:43
Flet për Messin dhe Ronaldon

Në prag të ndeshjejes Brazil-Zvicër, në një deklaratë për mediat mbrojtësi Markinjos foli për Lionel Mesin dhe Kristiano Ronaldo. 

“Mesi nuk është argjentinas, Kristiano nuk është portugez… ata shkojnë më larg se kaq. Ata janë një privilegj për futbollin. Për njerëzit që e duan këtë sport, turnetë, garat, janë një thesar. Ata nuk i përkasin vetëm atyre.

Ne të gjithë kënaqemi me praninë e tyre, t’i shohim duke luajtur. Unë kam luajtur me Nejmar, me Mesin dhe përfitoj nga prania e tyre. Jeta vazhdon, brezat e tjerë do të vijnë, por ne duhet t’i shijojmë sa më shumë”, u shpre braziliani.

Ai gjithashtu u shpreh se Nejmar do të luajë në ndeshjet e ardhshme në këtë Botëror.

“Nejmar do të jetë në gjendje të luajë këtë Botëror, sepse ai është duke i nënshtruar një trajtim fizioterapie 24 orë në ditë. Fle në fizioterapi”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat