Batatina ankohet në terrenin

Futboll

Batatina ankohet në terrenin

Më: 27 nëntor 2022 Në ora: 15:40
Batatina ankohet në terrenin

Llapi ka marrë një barazim në udhëtim te Malisheva në kuadër të xhiros së 18-të në Albi Mall Superligë.

Pas 90 minutave të luftuar shumë, rezultati final ishte ai i fillimit, pa gola 0-0.

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina pas ndeshjes tha se skuadra e tij pati mungesa të mëdha, teksa u ankua edhe për terrenin e stadiumit ‘Liman Gegaj’.

“Kemi pasur mungesa të mëdha, si Firmino, Bujar Idrizi dhe Ilir Krasniqi, por arritëm të merrnim një pikë”.

“Është shumë e vështirë të luash në një terren të tillë, si për Malishevën ashtu edhe për Llapin. Vërtetë mendoj se nuk e meriton Superliga e Kosovës të ketë një terren të tillë. Në këtë terren mund të shënosh vetëm një gol dhe pastaj të mbrohesh se nuk mund asnjë trajner ta implementojë lojën e tij”, tha Batatina.

“Sidoqoftë kemi marrë një barazim, pasi kemi mundur të shënonim dhe të merrnim tri pikë. Gjithsesi tani jemi të kënaqur edhe me një barazim dhe duhet të përgaditemi për Ballkanin që e presim të dielën në Podujevë”, deklaroi Batatina.

Pas këtij barazimi Malisheva mbetet në vendin e tetë me 19 pikë, derisa Llapi një pozitë më lart me një pikë më shumë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat