Mision aspak i thjeshtë për Kroacinë

Futboll

Mision aspak i thjeshtë për Kroacinë

Më: 27 nëntor 2022 Në ora: 16:52
Mision aspak i thjeshtë për Kroacinë

Formacionet e Kroaci-Kanada, Dalic i dhuron një fanellë titullari ish-interistit!

Kroaci-Kanada është një nga ndeshjet më interesante të ditës së sotme. Maroku mposhti 0-2 Belgjikën dhe kryeson grupin F me katër pikë, ndërkohë që nënkampionët e botës do të synojnë fitoren e parë për t’iu bashkuar Marokut në krye të grupit.

Mision aspak i thjeshtë për djemtë e Zlatko Dalic, të cilët do të kenë përballë një Kanada të rrezikshme, që nuk e meritoi aspak humbjen në takimin e parë ndaj Belgjikës. Trajneri i Kroacisë ka bërë vetëm një ndryshim në formacion krahasuar me barazimin e bardhë ndaj Marokut.

Nikola Vlasic i Torinos ka përfunduar në stol. Në vend të tij do të luajë nga minuta e parë Marko Livaja, ish-sulmuesi i Interit, i cili do të formojë treshen ofensive me Andrej Kramaric dhe Ivan Perisic. Kanadaja zbret sërish në fushë me skemën e veçantë 3-4-3.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat