Në historinë e përfaqësueseve

Futboll

Në historinë e përfaqësueseve

Më: 28 nëntor 2022 Në ora: 20:25
Neuer

Niklas Fylkrug shënoi golin e parë te përfaqësuesja e Gjermanisë në Kupën e Botës në rolin e një zëvendësuesi që nga finalja e 2014-ës kundër Argjentinës me protagonist Mario Gotzen.

Fakt interesant është se “Pancerat” do të godisnin vetëm 1 herë në portën e spanjollëve në pjesën e parë, çka do të thoshte se një statistikë kaq e dobët do të vinte sërish nga finalja e 2014-ës kundër “Albiçelestëve”.

Formacioni startues rezultonte mosha më e vjetër që nga finalja 2002 me një mesatare 28 vjeç e 147 ditë.

Manuel Neuer nuk do t’i mungonin arritjet në këtë duel titanësh. 36-vjeçari me prezencën e mbrëmshme arriti të zhvillonte 18 prezenca në Botërorë, duke barazuar dy legjenda si Klaudio Tafarel dhe Sep Majer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat