Tri mesazhet e tifozit që pushtoi fushën në Portugali - Uruguai!

Futboll

Tri mesazhet e tifozit që pushtoi fushën në Portugali - Uruguai!

Më: 28 nëntor 2022 Në ora: 22:52
Tri mesazhet e tifozit që pushtoi fushën në Portugali - Uruguai!

Regjia e “zhduku”, tri mesazhet e tifozit që pushtoi fushën në Portugali-Uruguai!

Një tifoz u fut në fushë në minutat e para të pjesës së dytë të takimit Portugali-Uruguai, i vlefshëm për grupin G në Botërorin e Katarit. Regjia ndërkombëtare “zhduku” pamjet e tifozit, ndërkohë që në rrjetet virale kanë dalë fotot e tij.

Dy ishin mesazhet e tifozit guximtar në fanellën e tij:

“Shpëtoni Ukrainën” dhe “Respektoni femrat iraniane”.

Ndërkohë, ai shpalosi edhe flamurin e ylberit në mbështetje të komunitetit LGBT.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat