“Tërmeti” te Juventus, gazetari: Çfarë pritet të ndodhë pas dorëheqjes së bordit drejtues

Futboll

“Tërmeti” te Juventus, gazetari: Çfarë pritet të ndodhë pas dorëheqjes së bordit drejtues

Më: 29 nëntor 2022 Në ora: 12:30
Andrea Agnelli

Hetimet për skuadrën e Juventuesin, akuzat për bilance të dyfishta si dhe vazhdimi i punës së prokurorisë kanë bërë që i gjithë bordi drejtues i kësaj skuadre të japë dorëheqjen.

Në një bisedë në studion e ABC Live me gazetaren Sibora Bitri, gazetari sportiv i ABC Bledar Kuka ka komentuar ngjarjen që ka tronditur kampionatin e futbollit italian.

Sipas tij janë rreth 10 persona që kanë dhënë dorëheqjen ndërmjet të cilëve Andrea Agnelli, i cili e drejtonte Juventusin prej 12 vitesh si dhe vetë Nedved. Ndërkohë drejtimi është marrë nga Gianluca Ferrero.

Për gazetarin sportiv të ABC Bledar Kuka dorëheqja e bordit është një zhvillim i rëndësishëm, në Itali ka pasur gjithmonë debate, ku Juventuesi është akuzuar si një skuadër që ka përfituar nga ndonjë mbrojtje të veçantë, megjithëse nuk ka ndodhur ajo që ndodhi në vitin 2006. Epoka e Andrea Agnellit ka qenë një periudhë e suksesshme ku Juventusi është shpallur kampione për 9 vite radhazi. Ndërkohë që dështimi më i madh njihet ai i këtij viti ku Juventusi u eleminua në grup dhe nuk është më pjesë e Champions League.

Juventusi këtë radhë nuk është goditur aq fort sa në vitin 2006, ku u njollos i gjithë futbolli italian, dhe ku skuadra u detyrua të zbriste në kategorinë e dytë. Për gazetarin sportiv Bled Kuka situata në kampin e Juventusit mund të përmirësohet nëse kthehen lojëtarët e dëmtuar. Juventusi është një skuadër e madhe, ku një pjesë e mirë e lojëtarëve luajnë edhe në kombëtaren e Italisë. Viti 2006 njihet edhe si viti ku Italia fitoi Kupën e Botës, pavarësisht problemeve të brendshme në kampionat dhe ku drejtohej nga një ish juventin Marcello Lipi, përfundoi Bled Kuka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat