Karakteristikat e veçanta të botërorit

Futboll

Karakteristikat e veçanta të botërorit

Nga: Fehmi Sylejmani Më: 29 nëntor 2022 Në ora: 12:51
Pamje nga ndeshja Brazili - Zvicra

Karakteristikat e veçanta të botërorit në futboll “Katari 2022”, pas raundit të dytë të grupeve:

1.  Lojtarët e Iranit nuk e kënduan fare himnin e shtetit të  tyre;

2.  Gjatë  ndeshjeve  që zhvilluan kombë taret e Anglisë( kundë r Iranit)  dhe ajo e Uellsit(kundë r SHBA-së ), të gjitha shkollat e këtyre dy vendeve ishin të  mbyllura;

3. Fitorja e Arabisë  Saudite ndaj Argjentinës, shty autorittet shtetërore të këtij vendi  arab,të  nesërmen të shpallin ditë pushimi-feste në  shenjë triumfi;

4. Fotoja e Gjermanisë me gojë  mbyllur, mbase  ju është  kthyer  bumernag. Humbi ndeshjen e parë  kundër Japonisë .

5.  Eksponentë të Katarit mbanin një shiriti në krah, sigurisht jo me ngjyrat e ylberit, por për të mbështetur kauzën palestineze kundër Izraelit.

6. Një ngjarje e shëmtuar dhe shoveniste  ka ndodhur në dhomat e zhveshjes së futbollistëve të përfaqësueses serbe. Ata shpalosën një flamur me ngjyrat e shtetit serb, teksa në të ishte harta e Republikës së Kosovës. Mbi të ishte shkruar “Nema

Predaje”, që në shqip përkthehet “Nuk dorëzohemi”

7. Lojtarët e Serbisë janë më të urryerit tani në Brazil, pasi lë ndimit të  Neymarit
8.  Një  tifozi brazilian provokon serbët pas ndeshjes, bën shqiponjën dhe thërret për Shqipërinë
9. Kristian Ronaldo i vetmi futbollist i botërorit “Katari 2022”, që  është  i pa punë (pa ekip, sic dihet, ka prish   kontratën  me Manchester Unatied)

10  Ronaldo është i vetmi golashënues i 5 - botëroreve të  njëpasnjëshëm.

Ka edhe plotë të tjera, që në ndërkohë mund t’i prezantojmë në ditët në vijim.

1. Trajneri brazilian , Adenor Leonardo Bacchi - Tite, ka akuzuar serbët: Luajnë për të vrarë!;

2. Çmenduri/ Sërbët  këcënojnë  ministrin  e Kosovës Hakrullah  Cekun;

3. Fansat Iranian të ekzaltuar pas fitores së tyre  kundër Uellsit, festojnë me gazetarin izraelit;

4. Në stadiumet e Katarit është  një dhomë  e veçantë për të kryer ritualet fetare;

5. Lionel Messi është lojtari i  parë që asiston në 5 kamiponate botërore;

6. Robert Levandovski ka shënuar golin e tij të parë në një botëror;

7. Golashënuesi i Gjermanisë kundër Spanjës, Niklas Fullkrug, gjysmën e karrierës e ka kaluar në rangun e dytë të futbollit gjerman;

8. Anglia asnjë fitore nuk e ka arritur në ndonjë botëror kundër Amerikës;

9. Shqiptarët kanë pushtuar Katarin edhe pa pasur Kombëtaren në Botëror. Flamuri kuqezi u pa edhe në ndeshjen mes Brazilit dhe Zvicrës.

10.  Në Serbi janë “bërë me hije”, e quajnë provokim edhe flamurin e Shqipërisë, pa pasur asgjë tjetër të përfshirë në të;

11. Çmenduri/ Qeveria e Iranit kërcënon lojtarët para ndeshjes me SHBA: Nëse nuk këndoni himnin, do ju torturojmë dhe burgosim familjet tuaja;

12. Ronaldo,si gjithmonë i etshëm dhe egoist për të shënuar. E quan golin e tij edhe pa prekur topin! Vrapoi si i çmendur për festuar;

13. Komentatori i RTK-së, Arben Berisha ka refuzuar t’u përmendë emrat serbëve në respekt të 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë;
14.  Xherdan Shaqiri ka injoruar pyetjet provokuese të gazetarit serb;
15. Mediumet serbe  tashmë kanë  filluar fushatën  me  provokime të ndryshme  për Xhakën dhe Shaqirin, ndonëse  ndeshja do të luhet të premten  ndëmrjet  Zvicrrës dhe shtetti fqinjë të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat