E fundit/Zbulohet nëse Neymar do të luaj kundër Kamerunit

Futboll

E fundit/Zbulohet nëse Neymar do të luaj kundër Kamerunit

Më: 29 nëntor 2022 Në ora: 18:59
Neymar

Kombëtarja e Brazilit do ta zhvillojë të premten ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të Kampionatit Botëror “Katar 2022”.

Në kuadër të xhiros së tretë të Grupit G, Brazili do të përballet me Kombëtaren e Kamerunit, raporton KosovaPress.

Ndeshja zhvillohet këtë të premte me fillim nga ora 20:00, ku Brazili do ta synojë fitoren edhe pse ka siguruar kualifikimin tutje.

Ndërkaq, siç raportohet nga “Daily Mail Sport”, ylli i Brazilit, Neymar nuk do të paraqitet në ndeshjen kundër Kamerunit.

Neymar do t’i mungojë Brazilit në ndeshjen finale të fazës së grupeve për shkak të lëndimit në kyçin e këmbës që e pësoi në ndeshjen kundër Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat