Garcia: Ne të gjithë do të donim të luanim

Futboll

Garcia: Ne të gjithë do të donim të luanim

Më: 30 nëntor 2022 Në ora: 22:48
Garcia: Ne të gjithë do të donim të luanim

Mbrojtësi spanjoll, Eric Garcia ka folur ditën e sotme, mbi aktivizimin e tij gjatë Kupës së Botës, “Katar 2022”, që deri më tani ka qenë 0.

Spanjolli 21-vjeçar, i cili aktivizohet tek skuadra e Barcelonës u shpreh se pavarësisht minutave në fushën e lojës, për të gjëja më e rëndësishme është skuadra.

“Pavarësisht nëse luan apo jo, gjëja e rëndësishme është skuadra.

Ne të gjithë do të donim të luanim, por trajneri duhet të zgjedhë njëmbëdhjetë lojtarë të cilët ai beson se mund të luajnë mirë në një lojë të caktuar, kështu që ata që nuk hyjnë në fushë duhet të ndihmojnë të tjerët të japin një shtysë shtesë në mënyrë që ata të luajnë në krye siç po bëjnë aktualisht.”,- u shpreh Garcia.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat