Flet pas eleminimit

Futboll

Flet pas eleminimit

Më: 30 nëntor 2022 Në ora: 22:49
Kasper Hjulmand

Pas humbjes së ndeshjes me Australinë me rezultatin minimal 1-0, Danimarka tashmë është jashtë Kupës së Botës, duke zhgënjyer kështu, jo pak futbolldashës.

Disa komente pas ndeshjes i ka dhënë dhe tekniku danez, Kasper Hjulmand, i cili mori të gjitha përgjegjësitë për këtë performancë të dobët, që Danimarka dhuroi në “Katar 2022”.

“Nuk duhet të bëjmë shumë analiza për ndeshjen.

Jam i zhgënjyer dhe i frustruar, analiza do të duhet të vijë më vonë. Tani për tani po vloj përbrenda. Na vjen keq që nuk mund t’u japim njerëzve në shtëpi atë që donin.

Është një disfatë që djeg aq shumë. Na vjen keq që nuk i bëmë gjërat të funksionojnë. Përgjegjësia është e imja. Kur nuk kalon në raundin tjetër, trajneri duhet të marrë përgjegjësinë.”,- u shpreh i zhgënjyer Hjulmand.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat