Mbrojtësi brazilian do të thyejë rekordin

Futboll

Mbrojtësi brazilian do të thyejë rekordin

Më: 1 dhjetor 2022 Në ora: 14:29
Dani Alves

Dani Alves është njeriu i rekordeve. Futbollisti që ka fituar më shumë tituj në historinë e futbollit po përballet me sfida dhe tashmë është në rrugën drejt arritjes së një rekord të ri, i cili tregon se ai është një lojtar pa… afat skadence.

Gjithçka tregon se Tite do ta rreshtojë këtë të premte në ndeshjen Brazil-Kamerun, që mbyll fazën e grupeve të Kupës së Botës. Nëse ndodh, ai do të bëhet futbollisti më i vjetër i “Canarinho’ që ka luajtur një ndeshje të Botërorit.

Ish-mbrojtësi Blaugrana, tashmë në radhët e Pumas, është 39 vjeç. Duke luajtur ndaj Kamerunit, ai do të thyente rekordin e 37-tave, moshë me të cilën Djalma Santos luajti më 15 korrik 1966 në ndeshjen Brazil-Hungari. I konsideruar si një nga mbrojtësit e djathtë më të mirë në historinë e futbollit brazilian, Djalma Santos, idhull për Palmeiras dhe La Portuguesa, luajti në katër Kupa Bote radhazi: Zvicra ‘54, Suedia ‘58, Kili ‘62 dhe Anglia ’66. Ai fitoi dy titujt e parë të Brazilit si titullar.

Për Dani Alves, ky do të jetë Botërori i tij i tretë, pasi ishte i pranishëm në Afrikën e Jugut 2010 dhe në Brazil 2014. Ai kishte rezervuar një rol kryesor katër vjet më parë në “Rusia 2018”, por një dëmtim në gjurin e djathtë në finalen e Kupës së Francës me PSG-në, e la atë pa asnjë shans për të qenë në turne.

Alves do të luajë këtë të premte ndaj Kamerunit, në një ndeshje pa interes për “Selecao”, sepse e ka siguruar tashmë biletën për në 1/8 finale. Trajneri Tite, i cili ka jashtë Neymar Jr., Danilo dhe Alex Sandro për shkak të lëndimeve, nuk dëshiron të marrë asnjë lloj rreziku të panevojshëm, ndaj do të luajë me rezervat, duke marrë parasysh që të hënën do të ketë sfidën me eliminim direkt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat