Befason titullari i Spanjës

Futboll

Befason titullari i Spanjës

Më: 1 dhjetor 2022 Në ora: 19:36
Befason titullari i Spanjës

Aymeric Laporte i ka nisur si titullar dy takimet e para në grup me Spanjën në Botërorin e Katarit. Qendërmbrojtësi 28-vjeçar, i cili është pjesë e Manchester City prej janarit të vitit 2018, ka befasuar me prononcimin për The Guardian.

“Nuk jam i fiksuar pas futbollit, nuk më pëlqen të shoh ndeshje. Kur luaj me Manchester City, unë kurrë nuk e di orarin e fillimit të ndeshjes! Zakonisht, miqtë dhe të afërmit e mi më telefonojnë përpara ndonjë ndeshje dhe më pyesin se kur fillon sfida.

Përgjigja ime është gjithmonë e njëjtë: ‘Nuk e di, nuk ia kam fare idenë se kur nis ndeshja… ’”, deklaroi Laporte, autor i 18 ndeshjeve dhe një goli me kombëtaren iberike.

Laporta ka lindur në Francë dhe është aktivizuar me të gjithë Kombëtaret e moshave të Francës, por në qershorin e vitit të kaluar vendosi të hiqte dorë nga “Gjelat” për të veshur fanellën e Spanjës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat