Askush si ai në histori

Futboll

Askush si ai në histori

Më: 1 dhjetor 2022 Në ora: 22:34
Neuer

Askush si ai në histori!

Portieri gjerman Manuel Neuer luajti ndeshjen e tij të nëntëmbëdhjetë në një Kupë Botërore sonte, duke e bërë atë lojtarin që ka luajtur më shumë se te gjithe ne histori ne ate rol, përpara bashkatdhetarit të tij Sepp Maier dhe brazilianit Claudio Taffarel.

Lojtari i Bayern Munichut, i lindur në Gelsenkirchen, u aktivizua sot titullar kundër Kosta Rikës në ditën e fundit të Grupit E të Kupës së Botës në Katar.

Manu konsiderohet si një nga portierët më të mirë të të gjitha kohërave me klubet ai fitoi dhjetë kampionate gjermane radhazi (nga 2012-13 deri në 2021-22), gjashtë Kupa të Gjermanisë (2010-11 , 2012 -13, 2013-14, 2015-16, 2018-19 dhe 2019-20), një Kupë e Ligës Gjermane (2005), gjashtë Superkupa Gjermane (2012, 2016, 2017, 2018, 2020 dhe 2021), dy UEFA Champions League 2012-13 dhe 2019-20), dy Superkupa të UEFA-s (2013 dhe 2020) dhe dy Kupa të Botës për Klube FIFA (2013 dhe 2020).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat