Çfarë turpi!, mediat sulmojnë Gjermaninë

Futboll

Çfarë turpi!, mediat sulmojnë Gjermaninë

Më: 2 dhjetor 2022 Në ora: 11:50
Çfarë turpi!, mediat sulmojnë Gjermaninë

“Futbolli gjerman duhet të ndalojë se gënjyeri veten”. “Gjermania nuk është më”, këto ishin tituj më të lakuar në të përditshmet gjermane të cilat shtojnë se gjërat kanë shkuar keq e më kaq pas fitimit të Kupës së Botës në Brazil.

“Çfarë turpi! Jemi jashtë”, shkruan Bild në faqen e parë.

Nuk janë entuziastë as në Spanjë: “Kalojmë falë kombinimeve”, shkruan Marca në faqen e parë.

Më pikante ishte titull i përzgjedhur nga AS: Danke, faleminderit. “Faleminderit Gjermani”, shkruan Mundo Deportivo, fundja në këtë histori të trazuar, Gjermania i shkoi deri në fund, e bëri detyrën, por i kishin bërë keq llogaritë me Spanjën: Çfarë frikë, shkruan Sport.

Eliminimi i Gjermanisë bën jehonë edhe në mediat angleze, të gjitha në sinkron bëjnë moviole duke u kapur me golin e dytë të Japonisë: Gjermania jashtë Botërorit falë një vendimi kontraves të VAR. Nuk mund të mungonin titujt pikant as në mediat italiane: Gjermani, je jashtë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat