Lukaku heq dorë

Futboll

Lukaku heq dorë

Më: 2 dhjetor 2022 Në ora: 12:39
Lukaku heq dorë

Botërori i sulmuesit belg Romelu Lukaku ka zgjatur vetëm 45 minuta. Ai u aktivizua vetëm në pjesën e dytë të ndeshjes që Belgjika barazoi pa gola ndaj Kroacisë, duke u eliminuar nga botërori Katar 2033.

Sulmuesi ka marrë vendim që të mos udhëtojë me skuadrën për në Belgjikë pas eliminimit, por të fluturojë për në Milano. Sipas “Gazzetta Dello Sport”, Lukaku kërkon të jetë në formën optimale kur të rinisë sezoni 2022-2023 i Serie A, në fillim të janarit.

Lukaku do ët jetë kështu që të hënën në dispozicion të trajnerit Simone Inzaghi, duke u paraqitur në qendrën stërvitore Appianoi Gentile gati për stërvitje. Edhe pse luajti 45 minuta me Belgjikën, lojtari e di se nuk është në formën më të mirë.

Kjo periudhë e mbetur deri në rinisjen e kampionatit, ai do ta zhfrytëzojë për të rikuperuar 100% fizikisht. Lukaku synon të ndihmojë ekipin për të hyrë në garën për titullin. Këtë sezon ai ka luajtur vetëm 5 ndeshje në total me Interin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat